'Plisat' janë gati, ky është lajmi i fundit pas sfidës në Drenas

'Plisat' janë gati, ky është lajmi i fundit pas sfidës në Drenas

Sport May 19, 2019 - 11:53
Zbuloni detajet

Tifozët e Prishtinës, Plisat janë gati për ndeshjen Feronikeli - Prishtina e cila do të zhvillohet në Drenas, raporton Zëri.info.

Tifozët kryeqytetas për pak orë do të niesen për në stadiumin "Rexhep Rexhepi'.

"Mirëmëngjesi Plisa, grumbullimi ka filluar qysh prej orëve të hershme të mëngjesit, së bashku nisemi për Drenas edhe 2 orë. KUPA OSHT E JONA", shkruhet në njoftimin e Plisave, përcjell Zëri.info

Image

Edhe këtë edicion titulli i kampionit në Ipko Superligën e Kosovës do të vendoset në javën e fundit.

Prishtina është përsëri në garë, ndërsa kundërshtari i këtij edicioni është Feronikeli nga Drenasi.

Feronikeli është lider momental në renditjen tabelare me 77 pikë pas 32 ndeshjeve dhe përveç fitores i konvenon edhe barazimi për titullin e tretë në histori.

Në anën tjetër Prishtina futet në ndeshje me të gjitha forcat për ta fituar atë dhe për ta rikthyer titullin në kryeqytet pas gjashtë viteve mungesë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 16:00. /Zëri.info