Kjo skuadër i premton Llapit deri në 50 mijë euro nëse e mposht Flamurtarin

Kjo skuadër i premton Llapit deri në 50 mijë euro nëse e mposht Flamurtarin

Sport May 19, 2019 - 12:44
Detajet

Dueli ndërmjet Flamurtarit dhe Llapit pritet të jetë më interesant se që është pritur.

Ndonëse llapjanët nuk kanë ndonjë pretendim në kampionat, ata do të hyjnë për ta fituar ballafaqimin me Flamurtarin.

Gazetasheshi.com merr vesh se Trepça ’89 ka ofruar premi të majme për Llapin nëse arrin ta mposhtë ekipin nga kryeqyteti.

Shuma mësohet të jetë rreth 50 mijë euro. Me fitore eventuale të Llapit dhe të Trepçës ’89 ndaj KEK-ut, mitrovicasit do t’i shmangen barazhit dhe kryeqytetasit mbijetesën do ta kërkonin pikërisht nga barazhi.