Partizani i Tiranës e kërkon futbollistin që po shkëlqen në futbollin e Kosovës

Partizani i Tiranës e kërkon futbollistin që po shkëlqen në futbollin e Kosovës

Sport May 19, 2019 - 14:05
Zbuloni detajet

Partizani i Tiranës po kërkon futbollistë cilësor për edicionin e ardhshëm, raporton Zëri.info.

Klubi nga kryeqyteti shqiptar i ka hedhur 'grepat' edhe në futbollin e Kosovës ndërkohë që së fundmi ka nisur bisedimet me mbrojtësin e Dritës së Gjilanit, Ardian Limanin i cili njëkohësisht është edhe kapiten i këtij ekipi.

"Partizani ka shfaqur interes për mua. Javën që vjen do ta kemi një takim. Jam i nderuar që ky ekip ka shfaqur interesim", ka thënë për Zëri.info, Ardian Limani.

"Ende nuk kam vendosur se a do ti bashkohem apo jo këtij ekipi, do të vazhdojë me Dritën apo diku tjetër", shtoi Limani i cili në vitet e fundit ka shkëlqyer me Dritën në futbollin e Kosovës derisa vitin e kaluar e fitoi edhe titullin kampion.

Image

Kujtojmë se Partizani në edicionin e fundit u shpall kampion në Shqipëri pas 26 viteve.

Partizani do të marr pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve për edicionin 2019/20.

Në këtë aktivizohen edhe tre lojtarë nga Kosova, Labinot Ibrahimi, Esat Mala dhe Lum Rexhepi. /Zëri.info