Milani mposht Frosinonen dhe bën hapin e madh drejt Ligës së Kampionëve

Milani mposht Frosinonen dhe bën hapin e madh drejt Ligës së Kampionëve

Sport May 19, 2019 - 19:52
Detajet

Milani ka bërë një hap të madh drejt top-katërshes në kampionatin elitar italian, Serie A.

Skuadra e Gennaro Gattusos ia ka arritur ta mposhtë Frosinonen në shtëpi me rezultat solid, 2:0, shkruan Zëri.info.

Krzysztof Piatek dhe Suso shënuan golat e fitores sot për 'Rossonerët'.                                  

Me këtë fitore, Milani ngritet në vendin e pestë me 65 pikë, kurse Frosinone në vendin e 19-të me 24 pikë.

Javën e fundit në Serie A, Milani është mysafir i SPAL-it, kurse Frosninone e pret Chievon e Veronas./Zëri.info