Atalanta e shqiptarëve nxjerrë pikë të artë ndaj kampionit, Napoli 'shemb' Interin

Atalanta e shqiptarëve nxjerrë pikë të artë ndaj kampionit, Napoli 'shemb' Interin

Sport May 19, 2019 - 22:27
Detajet

Në kuadër të kampionatit italian Serie A, sonte janë zhvilluar dy ndeshje interesante.

Në "Allianz Stadium", Juventusi ka barazuar 1:1 me Atalantën e Etrit Berishës dhe Berat Xhimshitit.

Josip Ilicic shënoi për mysafirët, teksa Mario Mandzukic shënoi për vendasit.

Me këtë barazim, Atalanta ngritet në vendin e tretë, ndërkaq, Juventusi mbetet lider, dhe tashmë është shpallur kampion zyrtarisht.

Image

Nga ana tjetër, Napoli ka mposhtur Interin me rezultat bindës 4:1 në ndeshjen e zhvilluar në "Sao Paolo".

Zielinski, Mertens dhe dy golat e Ruiz ia dhuruan fitoren e radhës Napolit, teksa Icardi shënoi golin e nderit për mysafirët.

Pas kësaj ndeshje, Interi bie në vendin e katërt me 66 pikë, kurse Napoli qëndron i qetë në vendin e dytë./Zëri.info