Drejtori i Feronikelit: Ishte ndjesi e veçantë, mezi presim garat e Evropës

Drejtori i Feronikelit: Ishte ndjesi e veçantë, mezi presim garat e Evropës

Sport May 19, 2019 - 22:48
Detajet

Feronikeli është shpallur kampion i Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019.

Golin e vetëm për fitoren e Niklit e shënoi futbollisti Yll Hoxha, shkruan Zëri.info.

Ndërkaq, drejtori i Feronikelit, Avdullah Tahiri ka folur në lidhje me situatën te klubi drenicas.

"Ishte një ndjesi e veçantë titulli kampion, kjo erdhi falë punës së madhe në skuadër", tha Tahiri në "Sports Show".

"Tash garat e Evropës zhvillohen në Prishtinë, shpresojmë se do të luajmë më mirë ndaj kundërshtarve se në vitet e kaluara", vlerësoi Tahiri.

"Pas Kupës, do të ulemi së bashku të gjithë dhe do t'i diskutojmë të gjitha. Sidomos mangësitë, të cilat duam t'i largojmë", shtoi Tahiri./Zëri.info