Arbër Prekazi zbulon premitë që futbollistët e Feronikelit arkëtuan për çdo ndeshje

Arbër Prekazi zbulon premitë që futbollistët e Feronikelit arkëtuan për çdo ndeshje

Sport May 19, 2019 - 22:52
Detajet

Feronikeli është shpallur kampion i Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019.

Pas ndeshjes së sotme Feronikeli - FC Prishtina, presidenti i drenicasve Naser Ramaj zbuloi se skuadra e tij do të jap 200 mijë euro premi ndaj futbollistëve të tij, shkruan Zëri.info.

Ndërkaq, Arbër Prekazi, mbrojtës i Feronikelit thotë se edhe përgjatë tërë edicionit, ka pasur premia.

"Edhe gjatë ndeshjeve, për çdo barazim kemi marrë 100 euro, ndërkaq për fitore kemi marrë 300 euro", zbuloi Prekazi në "Sports Show"./Zëri.info