FC Prishtina e uron Feronikelin dhe i dëshiron suksese në parakualifikueset e Ligës së kampionëve

FC Prishtina e uron Feronikelin dhe i dëshiron suksese në parakualifikueset e Ligës së kampionëve

Sport May 19, 2019 - 23:01
Zbuloni detajet

Feronikeli është shpallur kampion i Ipko Superligës së Kosovës në futboll në sezonin 2018/2019 duke e mposhtur (1-0) konkurrentin e drejtpërdrejtë për titull, Prishtinën, në xhiron e fundit sezonale në kampionatin elitar vendor.

Në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, skuadrës nikoqire i mjaftonte barazimi për t’iu gëzuar titullit, derisa bardhekaltrit duhet doemos ta fitonin përballjen për të festuar.

FC Prishtina e ka uruar Feronikelin për titull duke i dëshiruar sukese në garat parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

"Feronikeli fitoi titullin e 3-të dhe FC Prishtina duke ua uruar titullin i dëshiron suksese në parakualifikueset e Ligës së kampionëve, Prishtina edhe në vitin e dytë rresht nuk e fiton ndeshjen përcaktuese dhe mbetët pa titull edhe pas gjashtë edicionesh dhe me mundësi reale që pas 4 vitesh rresht nuk do ta siguroj daljen në Evropë", shkruhet në raportorin e ndeshjes. /Zëri.info

Image