Hoxha: Jam i lumtur me këtë edicion, ky futbollist le t'ma bëj hallall nëse ia kam 'lënduar' kokën

Hoxha: Jam i lumtur me këtë edicion, ky futbollist le t'ma bëj hallall nëse ia kam 'lënduar' kokën

Sport May 20, 2019 - 23:47
Detajet

Feronikeli është shpallur kampion i Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019.

Në ndeshjen finale të këtij edicioni, Feronikeli mposhti 1:0 FC Prishtinën e Mirel Josës në Drenas, shkruan Zëri.info.

Ndërkaq, heroi Yll Hoxha, i cili shënoi golin e fitores të dielën, thotë se ishte një edicion i mirë për të dhe skuadrën e tij.

"Ka qenë një edicion i mirë me Feronikelin", tha Hoxha në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Sidomos pas ardhjes së Kastriot Rexhës, i cili i ka finalizuar me sukses krosimet e mia. Le t'ma bëj hallall që ia kam 'lënduar' kokën", shtoi Hoxha./Zëri.info