Remzi Ejupi për mikun e tij Niki Lauda: Kampion ne tokë, kampion në ajër

Remzi Ejupi për mikun e tij Niki Lauda: Kampion ne tokë, kampion në ajër

Sport May 21, 2019 - 14:20
Detajet

Bota sportive dhe jo vetëm, sot e ka marr një lajm të zi, raporton Zëri.info.

Legjenda e Formulës 1, Niki Lauda ndërroi jetë në moshën 70-vjeçare.

Ai ishte tre herë kampion i botës në Formula 1, president jo-ekzekutiv i skuadrës kampione të botës, Mercedes dhe një prej emrave më të mëdhenj në historinë e sportit.

Austriaku Niki Lauda ishte mik edhe me biznesmenin nga Kosova Remzi Ejupi me të cilin ka bashkëpunuar ndër vite.

Remzi Ejupi, pronari i kompanisë ‘Eurokoha’ ka bashkëpunuar me Laudan i cili e ka drejtuar kompaninë e aviacionit, ‘Lauda Air’.

Image

Ejupi në një prononcim për Zëri.info është shprehur shumë i mërzitur me lajmin e sotëm. "Ai ishte kampion ne tokë, kampion në ajër. Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm dhe për mua ka qenë kënaqësi që të punojë me të për disa vite", ka thënë Remzi Ejupi.

"Tërë jetën ia ka kushtuar shpejtësisë. Bota e sportit dhe jo vetëm sot e ka humbur një njeri të madh", shtoi Remzi Ejupi i cili është edhe president i klubit FC Prishtina.

Image

Ndryshe, Nicki Lauda në korrik të vitit 2018 u diagnostikua me një infeksion të rëndë në mushkëri dhe bëri transplant të dyfishtë të mushkërive.

Në nëntor postoi një mesazh në rrjetet sociale, duke thënë se do kthehej shpejt në punë.

Por në janar u diagnostikua me pneumoni dhe u dërgua sërish në spital në Vjenë.

Lauda la pas gruan e tij të dytë, Birgit, dy binjakët Max dhe Mia, të lindur në vitin 2009, dy djemtë nga gruaja e parë Marlene Knaus- Mathias dhe Lukas, dhe një djalë, Christoph, të lindur nga një tjetër lidhje. /Zëri.info