Nëse udhëton në ndeshjen finale, mund të arrestohet

Nëse udhëton në ndeshjen finale, mund të arrestohet

Sport May 21, 2019 - 14:31
Detajet

Javën e ardhshme zhvillohet finalja e Ligës së Evropës ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat. Kjo ndeshje zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, ndërsa për Arsenalin paraqet një problem shumë të madh, shkruajnë mediat e huaja, përcjell zeri.info.

Menjëherë është bërë e ditur se Arsenali nuk mund të llogaris në armenin Henrikh Mkhitaryan, për shkaqe politike, respektivisht për shkak të marrëdhënieve të shtetit të tij, Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Armenia dhe Azerbajxhani nuk kanë marrëdhënie të mira ndërmjet veti për shkak të regjionit Nagorni-Karabak. Shtetasit e Armenisë nuk guxojnë të hyjnë në Azerbajxhan, ndërsa ata që hyjnë, përfshirë edhe Mkhitaryanin, mund të arrestohen.

Në tërë këtë ngjarje është përfshirë edhe UEFA, por që nuk ka arritur të bëjë asgjë për futbollistin e Arsenalit që të udhëtojë për në Baku.

“Jemi të dëshpëruar, pasi duhet ta lajmërojmë Mkhitaryanin se nuk do të mund të udhëtojë bashkë me ekipin në Azerbajxhan në finalen e Ligës së Evropës kundër Chelseat. I kemi hetuar të gjitha mundësitë, ndërsa kemi vendosur që ai të mos udhëtojë”, thuhet në komunikatën e Arsenalit. /Zëri/