Ankohet Bale: Futbollistët si robotët

Ankohet Bale: Futbollistët si robotët

Sport May 21, 2019 - 20:55
Detajet

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale thotë se lojtarët nuk kanë shumë liri për të zgjedhur për shkak të stilit të jetës që ata bëjnë, transmeton zeri.info

Bale thotë se futbollistët janë si robotë, për shkak të mungesës së lirisë kur bëhet fjalë për të jetuar jetën e tyre.

Bale e mbylli një edicion zhgënjyes këtë vit, duke shënuar 14 gola në 42 ndeshje, derisa së fundmi ka pasur probleme me trajnerin Zinedine Zidane.

Bale e përmend shokun e tij dhe ish-bashkëlojtarin te Uellsi, Leëin Nyatanga, i cili e la futbollin për t’iu përkushtuar familjes dhe për të filluar karrierë të re si trajner personal.

“Kështu, ne jemi si lloj robotësh. Neve na tregojnë se ku duhet të jemi, kur të jemi aty, në çfarë ore të hamë, në çfarë ore duhet të shkojmë te trajneri. Është në njëfarë mënyrë sikur ta humbësh jetën tënde gjatë rrugës. Juve thjesht ju tregohet çfarë duhet të bëni”, deklaroi Bale.