Varane e zbulon se ku do të luajë në edicionin e ardhshëm

Varane e zbulon se ku do të luajë në edicionin e ardhshëm

Sport May 21, 2019 - 21:03
Detajet

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane e ka konfirmuar që do të qëndrojë te gjiganti madrilen, transmeton zeri.info

Reprezentuesi francez ka thënë se ai do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, derisa klubi spanjoll po përgatitet për ndryshime gjatë kësaj vere.

“Unë do të vazhdoj të jem këtu vitin e ardhshëm, jam i sigurt se do të përjetojmë përsëri emocione të forta”, ka deklaruar Varane për “Marca”.

Manchester Unitedi kishte shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit francez, i cili është paraqitur në 43 ndeshje për Real Madridin në edicionin që sapo e lamë pas./Zëri