Gruaja e Casillasit diagnostikohet me kancer

Gruaja e Casillasit diagnostikohet me kancer

Sport May 21, 2019 - 22:36
Detajet

Gruaja e Iker Casillasit, Sara Carbonero ka zbuluar se është duke luftuar me kancerin në vezore, vetëm 3 javë pasi burri i saj pësoi një sulm në zemër, transmeton zeri.info

Gazetarja sportive e bëri njoftimin e saj tronditës përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Derisa nuk e kemi marrë ende veten nga një tronditje, jeta na ka befasuar sërish. Këtë herë mua, ajo fjala me gjashtë shkronja të cilën ende e kam të vështirë ta shkruaj. Para disa ditësh gjatë një kontrolli, doktorët e zbuluan tumorin vezor dhe unë jam operuar. Gjithçka ka shkuar siç është më së miri dhe fatmirësisht ne e gjetëm në kohë, por unë ende i kam edhe disa muaj për të luftuar, derisa e marr trajtimin e duhur”, ka shkruar ajo./Zëri