Pas garave ma makina, aviacioni ishte pasioni i dytë i Laudas

Pas garave ma makina, aviacioni ishte pasioni i dytë i Laudas

Sport May 21, 2019 - 23:46

Legjenda e Formula 1, Niki Lauda ndërroi jetë sot në moshën 70-vjeçare, transmeton zeri.info

Lauda ishte fitues i trefishtë në Formula 1, por gjithaashtu ishte edhe themelues i linjave ajrore.

Përveç garave, pasioni i tij i dytë ishte aviacioni.

Deri në mars të 2019-s, Lauda ishte drejtor menaxhues në linjën ajrore “Laudamotion”.

Puna e tij e fundit në industrinë e linjave ajrore filloi në vitin 2016. Në atëkohë, Lauda e mori kontrolllin e “Viennese Amira Air”.

Së bashku me pjesët e dështuara të “Air Berlin”, ai e kirjoi “Laudamotion”.

Shpejt, Lauda filloi një bashkëpunim me “Ryanair”.

Linja ajrore irlandeze me kosto të ulët së pari mori aksione nga “Laudamotion” dhe më pas e mori në tërësi kompaninë.

Sidoqoftë, Lauda ishte marrë me këtë industri edhe gjatë kohës sa ishte pilot në Formula 1.

Në vitin 1979 ai kishte themeluar “Lauda Air”, derisa ishte pilot aktiv. Katër vite më vonë biznesi i tij dështoi. Arsyeja ishte konkurrenca me “Austrian Airlines”.

Por, Lauda, ashtu siç ishte i pafrikë, nuk u tërhoq. Pas vetëm një viti, ai e provoi me “Lauda Air 2.0”. Këtë herë me konceptin e fluturimeve të pushimeve. Nga viti 1997 “Austrian Airlaines” mori pjesë në këtë kompani. Në 2003-n, ajo që quhet sot “Lufthansa” e mori tërësisht “Lauda Air.

Siç kishte shkruar “Mirror” ai kishte pasur humbje në kompani, gjë për të cilën e fajësuan edhe kontabilistët e tij. Ai kishte bërë disa transaksione të rrezikshme të huaja./Zëri