Rekord i zi në finalen e parë 

Rekord i zi në finalen e parë 

Sport May 22, 2019 - 22:16
Lajmet e fundit nga sporti

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë përfundoi u ndeshja e parë finale e Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj, ndërmjet Besa Famgasit dhe Kastriotit, shkruan zeri.info. 

Pas 60 minutash lojë, rezultati ishte 16:15 për pejanët. 

Ndeshja në tërësi ka qenë e luftuar nga hendbollistët e të dyja palëve, ku më shumë kanë ardhur në shprehje portierët e të dyja skuadrave, Haris Berisha i Besa Famgasit dhe Arbër Curri i Kastriotit. 

Ndeshja përfundoi me rekord të zi, pasi nuk mbahet mend që një ndeshje e hendbollit në Kosovë të ketë përfunduar me kaq pak gola të shënuar, vetëm 31 sosh./Zëri/

Image

Image