Golin kundër Turqisë ia dedikuan Arbër Zenelit, reagon futbollisti më i mirë në Kosovë

Golin kundër Turqisë ia dedikuan Arbër Zenelit, reagon futbollisti më i mirë në Kosovë

Sport June 12, 2019 - 09:49
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka shënuar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje eliminatore për Kampionatin Evropian “Euro 2021”.

Djelmoshat e trajnerit Rafet Prekazi mposhtën 3:1 Turqinë U21 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Zëri.info.

Arbenit Xhemajli, Mirlind Daku dhe Lirim Kastrati shënuan golat për tanët.

Image

Në këtë ndeshje, shpresat e Kosovës nderuan edhe futbollistin Arbër Zeneli.

Futbollisti më i mirë i Kosovës pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Malit të Zi, ndërsa grupmosha e re kosovare ia ka kushtuar golin e Kastratit mitrovicasit.

Në lidhje me këtë, Zeneli është shprehur edhe mirënjohës në rrjetin social Instagram.

Ai ka postuar një fotografi nga ky moment duke treguar falënderimin e tij për futbollistët e Kosovës U-21./Zëri.info

Image