‘Plisat’ zbukurojnë fitoren e Shqipërisë përballë Moldavisë

‘Plisat’ zbukurojnë fitoren e Shqipërisë përballë Moldavisë

Sport June 12, 2019 - 10:58
Detajet

Tifo-grupi më i madh në Kosovë, “Plisat” e treguan edhe njëherë mbështetjen e tyre masive për Kombëtaren e Shqipërisë.

Tifozët nga Prishtina udhëtuan nga kryeqyteti në drejtim të Elbasanit për ta përkrahur Shqipërinë në ndeshjen kundër Moldavisë mbrëmë, raporton Zëri.info.

Fitoren 2:0 të Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020” ndaj Moldavisë e zbukuruan edhe më shumë “Plisat”.

Image

Prezenca e tyre në tribunat e “Elbasan Arena” nënkuptoi shumë për djelmoshat e Edy Rejas.

Ndryshe, kjo ishte fitorja e dytë e Shqipërisë në katër ndeshjet e para në grupin H.

Pas katër ndeshjeve, kuqezinjtë renditen në vendin e katërt me gjashtë pikë./Zëri.info

Image