Milot Rashica 'godet' Bullgarinë: Mediumi gjerman i mahnitur nga futbollisti i Werder Bremenit dhe Kosova

Milot Rashica 'godet' Bullgarinë: Mediumi gjerman i mahnitur nga futbollisti i Werder Bremenit dhe Kosova

Sport June 13, 2019 - 09:41
Detajet

Milot Rashica ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 3:2 të Kosovës kundër Bullgarisë.

Futbollisti i Werder Bremenit shënoi gol për 1:0 dhe më pas asistoi te goli i fitores 3:2 i shënuar nga Elbasan Rashani.

Ishin minutat e fundit në ndeshjen e eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020” mes Kosovës dhe Bullgarisë, raporton Zëri.info.

Kështu nis shkrimi i “Butenunbinnen.de”, mediumit gjerman që ka mbetur i mahnitur nga Kosova dhe në veçanti nga Milot Rashica.

Në minutën e 92-të, Rashica mori topin dhe krosoi në drejtim të Rashanit, i cili shënoi në fitoren 3:2 të kosovarëve.

Jo vetëm për shkak të kësaj Rashica u shpall njeriu i ndeshjes.

Në minutën e 14-t, futbollisti nga Vushtrria shënoi golin e parë për 1:0 dhe epërsinë e Kosovës.

Pas përpjekjeve të vazhdueshme për ta thyer mbrojtjen bullgare, 22-vjeçari më në fund ia doli ta gjejë rrjetën.

Kosova ende është e pamposhtur

Ivelin Popov dhe Kristian Dimitrov ishin në gjendje për ta rikthyer Bullgarinë në lojë të hënën, por Kosova falë Vedat Muriqit dhe Elbasan Rashanit arritën te fitorja e shumëpritur.

Kosova mbetet e pamposhtur edhe pas ndeshjes së tretë eliminatore në “Euro 2020” me dy barazime dhe një fitore.

Para ndeshjes me Bullgarinë, Kosova barazoi 1:1 me Malin e Zi.

Edhe në këtë lojë, Rashica e mbylli ndeshjen me një gol të shënuar./Zëri.info