Uruguai mund ta fitojë Kupën e Amerikës

Uruguai mund ta fitojë Kupën e Amerikës

Sport June 17, 2019 - 08:19
Detajet

Edinson Cavani ka deklaruar se Uruguai është i gatshëm për të luftuar për titullin e Kupës së Amerikës, transmeton zeri.info

Uruguai e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kompeticion, duke korrur fitore të thellë 4:0 ndaj Ekuadorit në “Belo Horizonte”, derisa Cavani shënon njërin prej golave.

“Ne jemi gati për të luftuar në Kupën e Amerikës”, deklaroi sulmuesi i Paris Saint-Germainit.

“Ne patëm shanse në pjesën e parë, mund t’ia dilnim dhe kjo na dha qetësi për ta menaxhuar ndeshjen. Ishte një hap i rëndësishëm. Ne e dinim se ata do të jenë një kundërshtar i vështirë. Gjëja më e rëndësishme ishte që i hymë takimit me përqendrim maksimal dhe ne ia dolëm”, shtoi ai./Zëri