Al-Khelaifi kritikon lojtarët e PSG-së, kërkon përgjegjësi nga ta

Al-Khelaifi kritikon lojtarët e PSG-së, kërkon përgjegjësi nga ta

Sport June 17, 2019 - 08:38
Detajet

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi thotë se lojtarët e tij nuk janë aty për ta kënaqur veten dhe kritikoi sjelljen prej të famshmëve në klubin e tij, transmeton zeri.info

Problemet jashtë fushe e kanë karakterizuar edicionin 2018/2019 te Paris Saint-Germaini, në një kampanjë ku klubi e fitoi ligën franceze, por u eliminua nga Manchester Unitedi në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve dhe gjithashtu dështoi për të fituar njërën prej kupave vendore për herë të parë që prej vitit 2013.

Neymari së fundmi u paraqit në stacionin policor të Sao Paulos për t’u përgjigjur pyetjeve pas akuzave ndaj tij për përdhunim, të cilat braziliani i mohon.

Gjithashtu një tjetër incident me Neymarin kishte ndodhur në prill gjatë finales së Kupës së Francës, në humbjen ndaj Rennesit, ku ai e gishte goditur një tifoz.

“Lojtarët duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre edhe më shumë se më herët. Duhet të bëhet krejtësisht ndryshe. Ata duhet të bëjnë më shumë punë, të punojnë më shumë. Ata nuk janë aty për të kënaqur veten. Dhe nëse nuk pajtohen, dyert janë të hapura, ‘ciao’”, deklaroi Khelaifi./Zëri