Ndërron jetë sportisti i njohur në moshën 35-vjeçare

Ndërron jetë sportisti i njohur në moshën 35-vjeçare

Sport June 19, 2019 - 23:16
Zbuloni detajet

Mundësi britanik, Lionheart, ka ndërruar jetë në moshë 35 vjeçare. Adrian McCallum (emri i vërtetë i sportistit) ka qenë kampion në fuqi në divizionin ICË.

Për më shumë se një dekadë, ai ka qenë emri dhe shtylla kryesore në skenën e mundjes britanike.

Pas lajmit për vdekjen e tij, ICË ka lëshuar një telegram ngushëllimi dhe një deklaratë për humbjen e tij.

“Me zemër të thyer e kemi marrë lajmin për vdekjen tragjike të kampionit botëror në kategorinë e rëndë në ICW, Adrian ‘Lionheart’ McCallum”.

“Adrian ka qenë shtylla e ICË dhe mundjes profesionale britanike. Më e rëndësishmja, ai ishte miku ynë. Vdekja e tij lë një zbrazëtirë të madhe në jetët e atyre që e kanë njohur”, thuhet mes tjerash në kumtesë. /Telegrafi/

Image