Rrëfimi emocional i Loriana Kukës pasi ia siguroi Kosovës një tjetër medalje - tregon objektivin e radhës

Rrëfimi emocional i Loriana Kukës pasi ia siguroi Kosovës një tjetër medalje - tregon objektivin e radhës

Sport June 25, 2019 - 08:43
Detajet

Xhudistja e re, Loriana Kuka ia ka sjellur edhe një medalje Kosovës, pasi ka fituar të bronztën në Minsk të Bjellorusisë.

Pas dy medaljeve të fituara në ditën e shtunë, Kosova ka shtuar edhe një medaljes dje (e hënë).

Bëhet fjalë për me xhudisten e re, Loriana Kuka, e cila ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, raporton Zëri.info.

Xhudistja jonë mposhti gjermanen Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Është kjo medalja e tretë e Kosovës në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” pas të artës së Majlinda Kelmendit, të argjendtës së Nora Gjakovës.

Image

“Sinqerisht nuk e kam pritur medaljen e bronztë. E kam pritur ndoshta vendin e pestë apo të shtatë, por jo edhe medalje”, tha fillimisht Loriana Kuka për RTK, përcjell Zëri.info.

Pas triumfit të Lorianës, trajneri i saj, Driton Kuka ‘shpërtheu’ në lot, dhe këtë Lori e cilëson një moment mjaft të bukur në karrierë.

“Ka qenë ndjenjë e jashtëzakonshme pasi fitova medaljen, ndërsa kur e pashë reagimin e Tonit (Driton Kukës, jam prekur shumë. Ka qenë një moment i bukur”, vlerësoi Loriana Kuka.

Për fund, Loriana Kuka thotë se objektivat tutje i ka te Kampionati Botëror.

“Synimet i kam tani te Kampionati Botëror dhe shpresoj se edhe atje do të fitoj”, shtoi Loriana./Zëri.info