Kukësi shkatërrohet nga Debreceni në Ligën e Evropës

Kukësi shkatërrohet nga Debreceni në Ligën e Evropës

Sport July 11, 2019 - 20:50
Detajet

Kukësi ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Debreceni në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Evropës, shkruan zeri.info

Kukësi u mposht me rezultatin 3:0.

Të gjitha golat klubi hungarez i gjeti në pjesën e dytë.

Vendasit së pari shënuan përmes Haruna Garbas në minutën e 54-t, derisa Kevin Varga realizoi dygolësh në minutat 77’ dhe 83’.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Shqipëri./Zëri