Partizani milioner, por kampioni i Kosovës ia kalon

Partizani milioner, por kampioni i Kosovës ia kalon

Sport July 12, 2019 - 15:55

UEFA ka zyrtarizuar shifrat që do të marrin klubet nga pjesëmarrja në kupat e Evropës dhe te Partizani po festojnë, pasi veç për titullin kampion shkojnë në arkat e klubit 260 mijë euro. Pjesëmarrja në raundin e parë të kualifikueseve u jep atyre edhe 280 mijë euro të tjera.

Në rastin më të keq, me Partizanin të eliminuar nga Champions League, klubi kryeqytetas merr edhe 260 mijë euro për pjesëmarrjen në turin e dytë të Europa League. 800 mijë euro kampionët e Shqipërisë i kanë të sigurta, por synohet për më shumë. Për këtë duhet kaluar Karabaku.

megjithatë, është kampini i Kosovës që ia kalon. Feronikeli ka arkëtuar 260 mijë euro si kampion i Kosovës. Nga kalimi i turit paraliminator ka arkëtuar edhe 230 mijë euro, ndërkohë që merr edhe 280 mijë euro nga pjesëmarrja në turin e parë kualifikues.

Ata kanë në dorë kualifikimin në turin e dytë, që do u sillte edhe 380 mijë euro. Në rast eliminimi, përfitojnë edhe 260 mijë euro dhe vijojnë rrugëtimin në Europa League. Momentalisht kanë të sigurta 1 milion e 30 mijë euro./Zëri.info