Atletico do ta padisë Barçën për shkak të Griezmannit

Atletico do ta padisë Barçën për shkak të Griezmannit

Sport July 12, 2019 - 17:57
Detajet

Atletico Madridi e ka lëshuar një komunikatë zyrtare përmes së cilës shprehet se do të marrë hapa ligjor ndaj Barcelonës në lidhje me transferimin e Antoine Griezmannit, transmeton zeri.info

Sulmuesi francez u zyrtarizua sot nga Barcelona, me klubin katalonjas që e pagoi klauzolën e lirimit prej 120 milionë eurove.

Ndërkohë, Atletico beson se marrëveshja mes lojtarit dhe Barcelonës është arritur në kohën kur klauzola e reprezentuesit francez ishte 200 milionë euro.

“Antoine Griezmann, i përfaqësuar nga avokati e tij, u paraqit në në zyrat e Ligës Profesionale të Futbollit për ta shkëputur kontratën që e lidh lojtarin me Atletico Madridin, me Barcelonën që ka depozituar shofrën e 120 milionë euro në emër të lojtarit. Atletico Madridi beson se kjo shifër e depozituar është e pamjaftueshme për ta mbyllur klauzolën, për shkak se marrëveshja mes lojtarit ishte arritur para se klauzola të binte nga 200 në 120 milionë euro”, thuhet në komunikatën e Atleticos./Zëri