Zidane largohet nga kampi i Real Madridit, kjo është arsyeja

Zidane largohet nga kampi i Real Madridit, kjo është arsyeja

Sport July 12, 2019 - 18:57
Detajet

Real Madridi e ka konfirmuar që trajneri Zinedine Zidane është larguar nga kampi stërvitor në Montreal, transmeton zeri.info

Zidane është larguar nga kampi stërvitor për shkak të arsyeve personale.

Klubi madrilen e ka konfirmuar që francezi do të mungojë për një periudhë të pacaktuar.

“Trajneri jonë, Zinedine Zidane do të mungojë në kampin stërvitor para-sezonal për shkak të arsyeve personale”, ka njoftuar klubi spanjoll./Zëri