Loriana Kuka mbetet pa medalje në Budapest

Loriana Kuka mbetet pa medalje në Budapest

Sport July 14, 2019 - 15:24

E nisi shumë mirë por në vazhdim ishte e pafat, Loriana Kuka pasi është mundur në çerekfinale në Grand Prix të Hungarisë, është eliminuar edhe përmes ripasazh duke mbetur pa medalje, shkruan Zëri.info.

Në luftën për medalje të bronztë, Kuka humbi nga portugezja Patricia Sampaio. Gjithsesi, paraqitja e saj ishte e mirë por në disa momente ishte jo shumë e vëmendshme që edhe i kushtoi me humbje.

Kuka që ishte garuesja e vetme kosovar për ditën e diel, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rrethin e mposhti xhudistes hungareze Fanni Totth.

Në çerekfinale luftoi me xhudisten kubanezen Kaliema Antomarchi nga e cila humbi. /Zëri.info