Lewis Hamilton triumfon në pistën e Silverstones, regjistron rekord historik

Lewis Hamilton triumfon në pistën e Silverstones, regjistron rekord historik

Sport July 14, 2019 - 16:46
Detajet

Lewis Hamilton ka triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Anglisë.

Piloti britanik arriti suksesin e radhës pas triumfit në pistën e Silverstones, duke vendosur edhe rekordin për më së shumti fitore në shtëpil, shkruan Zëri.info.

Image

Ishte kjo fitorja e dhjetë e Hamilton në garat si vendas, derisa garën në 'pole position' e filloi Valteri Bottas, i cili përfundoi vetëm në vendin e dytë.

Nga ana tjetër, piloti i Ferrarit, Charles Leclerc e përfundoi këtë garë vetëm në vendin e tretë.

Gara e ardhshme do të zhvillohet më 28 korrik në Gjermani, konkretisht në pistën e Hockenheimring./Zëri.info 

Image