Pesë kontinente, 82 shtete - sportistët e Kosovës lënë mbrapa shtete si Spanja e Britania e Madhe pas medaljeve në Budapest

Pesë kontinente, 82 shtete - sportistët e Kosovës lënë mbrapa shtete si Spanja e Britania e Madhe pas medaljeve në Budapest

Sport July 14, 2019 - 20:00
Detajet

Xhudistët kosovarë e kanë përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme në Budapest.

Në garën për Çmimin e Madh të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë, xhudistët tanë fituan tre medalje, raporton Zëri.info.

Akil Gjakova arriti ta fitojë medaljen e artë, derisa Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova u stolistën vetëm me medalje të argjendtë.

Image

Nga ana tjetër, Majlinda Kelmendi dhe Loriana Kuka ishin pafat, duke zënë vendin e pestë, respektivisht vendin e shtatë në këtë ngjarje.

Me këto medalje, Kosova zë vendin e tretë në garën për Çmimin e Madh të Budapestit, teksa para vetes ka vetëm Japoninë dhe Brazilin.

Në ranglistën momentale, Kosova ka lënë mbrapa edhe shtetet si Spanja, Gjeorgjia, Kazakistani dhe Britania e Madhe, derisa në këtë ngjarje kanë marrë pjesë sportistë nga pesë kontinentët e globit.

Image

I lumtur me këtë sukses është shprehur edhe trajneri Driton Kuka, i cili ka shkruar në Facebook:

"Vazhdojmë të luftojmë me superfuqitë botërore me garues të një lagjeje. Kosova mbi të gjitha"./Zëri.info