Sulmuesi i Kosovës me një goditje sikur Cristiano Ronaldo, shënon golin e fitores në Rusi

Sulmuesi i Kosovës me një goditje sikur Cristiano Ronaldo, shënon golin e fitores në Rusi

Sport July 14, 2019 - 22:21
Detajet

Bernard Berisha është treguar edhe njëherë vendimtar për Akhmat Gronznyn.

Në ndeshjen hapëse të kampionatit elitar rus, Akhmat Grozny ka arritur të fitojë kundër Krasnodar me rezultat 1:0, raporton Zëri.info.

Futbollisti nga Peja, Bernard Berisha ka shënuar golin e fitores në minutën e 28-të të ndeshjes.

Reprezentuesi kosovar pasi pranoi një top fantastik, arriti ta mposhtë portierin kundërshtar me një goditje brilliante.

Kampionati elitar rus ka filluar këtë fundjavë, ndërsa Berisha shpreson ta vazhdojë formën e edicionit të kaluar edhe këtë vit.

Ndryshe, 27-vjeçari nuk ishte i ftuar nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në ndeshjet e muajit qershor./Zëri.info