Messi si LeBron James

Messi si LeBron James

Sport July 15, 2019 - 08:43
Detajet

Antoine Griezmann thotë se pjesa më emocionuese e transferimit të tij në Barcelonës është se do të do të luajë me Lionel Messin, të cilin e ka krahasuar me legjendën e basketbollit, LeBron James.

Ylli francez e kompletoi transferimin te Barcelona të premten pasi klubi katalonjas i pagoi Atletico Madridit klauzolën e lirimit në vlerë prej 120 milionë eurove.

“Gjëja që më bën më së shumti të lumtur është të luajturit me një partner si ai. Messi do të jetë një legjendë për djalin tim dhe fëmijët e djalit tim. Ai është sikur LeBron Jamesi për basketboll”, deklaroi Griezmann, i cili u largua nga Atletico Madridi pas pesë vjetëve të kaluara në kryeqytetin spanjoll./Zëri