The New Saints arrin në Kosovë për t'u përballur me Feronikelin

The New Saints arrin në Kosovë për t'u përballur me Feronikelin

Sport July 15, 2019 - 12:40
Detajet

Kampioni uellsian, The New Saints ka arritur në Kosovë, transmeton zeri.info

Feronikeli dhe klubi uellsian do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e parë në Uells ishte mbyllur në barazim 2:2.

The New Saints ka postuar në rrjetin social Facebook disa fotografi pas arritjes në Prishtinë.

“Mirë se vini në Kosovë! Ne kemi arritur mirë”, thuhet në postimin e klubit uellsian.