Barça ia ‘rrëmben’ Juventusit De Ligtin?

Barça ia ‘rrëmben’ Juventusit De Ligtin?

Sport July 15, 2019 - 14:06
Detajet

Matthijs de Ligt është shumë afër që të bëhet futbollist i Juventusit, transmeton zeri.info

“Ne e dinim për një kohë të gjatë se do të ndodhte, është mirë që po ndodh tani”, ka deklaruar sot trajneri i Ajaxit, Erik Ten Hag.

Juventusi ka qenë prej disa kohësh në bisedime me klubin holandez, derisa më herët kishte arritur marrëveshje me lojtarit.

Ndërkohë, tani po punohet që të finalizohen detajet e fundit të marrëveshjes.

Sidoqoftë, “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona është duke provuar që të bëjë një tentative të fundit për t’ia rrëmbyer Juventusit transferimin e mbrojtësit./Zëri