Feronikeli - TNS, rezultatet e dy skuadrave, gjyqtarët dhe kundërshtarët e rrethit tjetër

Feronikeli - TNS, rezultatet e dy skuadrave, gjyqtarët dhe kundërshtarët e rrethit tjetër

Sport July 15, 2019 - 16:27
Detajet

Feronikeli është nikoqir i The New Saints nesër në mbrëmje në kuadër të rrethit eliminator në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Uells javën e kaluar u mbyll baras 2:2, derisa "Niklit" i mjafton vetëm një barazim pa gola që të kualifikohet tutje, shkruan Zëri.info.

Në "Park Hall" javën e kaluar u zhvillua një përballje dramatike, ku uellsianët të parët avansuan me dy gola.

Image

Megjithatë, të besuarit e Zekirija Ramadanit nuk u dorëzuan dhe në minutat e fundit të ndeshjes shënuan dy gola përmes Astrit Fazliut dhe Mevlan Zekës.

Tashmë janë caktuar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë, ku gjyqtari kryesor është Espen Eskas nga Norvegjia me ndihmësit e tij.

Feronikeli është në formë të mirë, derisa i ka fituar katër prej pesë ndeshjeve të fundit, teksa ka barazuar vetëm në ndeshjen e fundit kundër TNS.

Edhe TNS është e pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit, por që ka dy barazime dhe tre fitore.

Skuadra e cila do ta kalojë rrethin e nesër do të përballet me Kopenhagën në rrethin e dytë, derisa favorit shihet Feronikeli.

Image

Kurse, skuadra e cila do të eliminohet do të përballet me fituesin e ndeshjes Slovan Braislava - Sutjeska në Ligën e Evropës.

Ndryshe, ndeshja e nesërme zhvillohet nga ora 20:45./Zëri.info