Gjyqtarët nga Kosova ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Evropës

Gjyqtarët nga Kosova ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Evropës

Sport July 15, 2019 - 18:23
Detajet

Në kuadër të rrethit të parë eliminator në Ligën e Evropës, këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e dyta, pra ato të kthimit.

Por, vëmendje maksimale nga opinioni kosovar do të ketë edhe në ndeshjen mes skuadrës nga Lihtenshtajni, Vaduz dhe asaj nga Islanda, Breidablik, raporton Zëri.info.

Arsyeja e gjithë kësaj është se drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajnë gjyqtarët nga Kosova në krye me Genc Nuzën.

Image

UEFA ka bërë të ditur se Nuza do ta ndajë drejtësinë në këtë ndeshje së bashku me dy ndihmësit e tij, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Ndërkaq, Dardan Çaka do të jetë gjyqtar i katërt në këtë ndeshje.

Image

Ndeshja e parë në Islandë përfundoi 0:0, derisa të enjten do të vendoset gjithçka në Lihtenshtajn.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në "Rheinpark Stadion"./Zëri.info