Real Sociedadi merr vendimin e madh për të ardhmen e Adnan Januzajt

Real Sociedadi merr vendimin e madh për të ardhmen e Adnan Januzajt

Sport July 15, 2019 - 22:28
Detajet

Real Sociedadi nuk do ta lejojë largimin e mesfushorit nga Kosova, Adnan Januzaj.

Kjo është ajo që drejtuesit e klubit spanjoll i kanë treguar agjentit të ish-futbollistit të Manchester Unitedit, shkruan Zëri.info.

Januzaj, i cili ndihet rehat në "San Sebastian" ditë më parë nuk e mohoi një largim të mundshëm nga skuadra e La Ligës.

Futbollisti istogas ka kontratë me Real Sociedadin edhe për tre vjet, derisa klauzola e tij kap shumën e 60 milionë eurove.

Siç shkruan "Mundo Deportivo", në fund të edicionit të kaluar, Real Sociedadi kishte menduar shitjen e Januzajt, por një e gjë e tillë nuk ndodhi.

Ndryshe, Januzaj është njëri prej futbollistëve kryesor të Real Sociedadit, derisa edicionin e kaluar ishte i përfshirë në gjysmën e aksioneve që rezultuan me gol në La Liga./Zëri.info