Matthijs de Ligt është i Juventusit, nesër niset drejt Italisë, pasnesër i nënshtrohet testeve mjekësore

Matthijs de Ligt është i Juventusit, nesër niset drejt Italisë, pasnesër i nënshtrohet testeve mjekësore

Sport July 15, 2019 - 22:49
Detajet

Matthijs de Ligt pritet të udhëtojë drejt Italisë për testet mjekësore te Juventusi gjatë ditës së mërkurë pas arritjes së marrëveshjes mes "Zonjës së Vjetër" dhe Ajaxit në vlerë të 65 milionë eurove, plus bonuset.

Siç raporton "Sky Sport Italia", marrëveshja tashmë është arritur dhe ai mbrojtësi holandez do të udhëtojë drejt Italisë në mbrëmjen e së mërkurës, derisa testeve mjekësore do t'iu nënshtrohet të mërkurën në mëngjes, shkruan Zëri.info.

De Ligt i cili bëhet 20-vjeçar muajin e ardhshëm tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Juventusin në vlerë të 8-9 milionë euro për vit, dhe me bonuse paga e tij vjetore shkon deri në 12 milionë euro.

Image

Ai pritet ta mbajë numrin 4 në fanellë, derisa do ta ketë një klauzolë prej 150 milionë euro në kontratën e tij e cila do të rritet pas një viti.

Holandezi tashmë ka edhe 15 paraqitje për Kombëtaren e Holandës, derisa ai vjen nga akademia e Ajaxit.

Image

Ai përfaqësohet nga agjenti Mino Raiola, teksa është kërkuar edhe nga Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi.

Me skuadrën e parë të Ajaxit, De Ligt numëron 117 paraqitje, ku ka shënuar 13 gola.

Në këto paraqitje, mbrojtësi qëndror ka marrë 15 kartona të verdhë dhe asnjë të kuq./Zëri.info