Akil Gjakova i lumtur me triumfin në Budapest, tregon se si arriti ta 'gjunjëzojë' xhudistin rus
Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që është mbajtur në Budapest të Hungarisë.
Sukseset e xhudistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare nuk kanë të ndalur.
Një i tillë ka ardhur hnga Grand Prixi që është mbajtur në Budapest të Hungarisë, shkruan Zëri.info.
Është Akil Gjakova, i cili ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Xhudisti pejan arriti të mposht me lehtësi me ippon në finale rusin Georgii Elbakiev, ndërsa në përgjithësi, Gjakova fitoi pesë luftëra.
Medalja e artë ia sjell atij 700 pikë Olimpike për Tokio 2020.
Ndërkaq, Gjakova është shprehur tejet i entuziazmuar me triumfin e fundit në Budapest, derisa tregon edhe se si arriti ta mposhtë rusin Elbakiev.
"Në xhudo ka shumë vlerë instikti dhe momenti. E kam vërejtur që e ka paksa pozicionin e këmbës së keq duke e zënë në momentin e duhur", tha fillimisht Gjakova për KK.
"Xhudisti rus nuk ishte i sigurtë. Kah fundi i luftës, kundërshtari nuk ishte i kujdesshëm duke bërë gabim dhe unë e prisja këtë moment", vlerësoi Gjakova.
"Ndihem njeriu më i lumtur botë kur stolisem me medalje të artë", përfundoi ai./Zëri.info