Leon Dajaku, prurja e radhës e Bayern Munich: Bundesliga i kushton artikull të veçantë, e krahason me Marco Reus dhe zbulon të pathëna për të

Leon Dajaku, prurja e radhës e Bayern Munich: Bundesliga i kushton artikull të veçantë, e krahason me Marco Reus dhe zbulon të pathëna për të

Sport July 16, 2019 - 14:50
Detajet

Bayern Munich është duke e ndërtuar sulmin e të ardhmes me ardhjen e Leon Dajakut nga VfB Stuttgart, 18-vjeçari i cili vjen në klubin gjerman pas tinejxherit tjetër Fiete Arp.

Faqja zyrtare e Bundesligës, “Bundesliga.com” i ka kushtuar vëmendje sulmuesit njga Kosova, Leon Dajaku, i cili ka prejardhje nga Skënderaji dhe përfaqëson grupmoshat U-18 të Gjermanisë, përcjell Zëri.info.

Shifrat e deritashme të Leon Dajakut

I lindur në Walblinben, afër Stuttgartit, nga prindër shqiptarë, Dajaku ka qenë në akademinë e VfB Stuttgartit që nga mosha 13-vjeçare pas ardhjes nga Spvgg Rommelshausen dhe FSV Waiblingen.

Tinejxheri shquhet për golat e shumtë në akademinë e Stuttgartit, derisa me grupmoshat U-17 kishte shënuar dy tre-golësha.

Stuttgarti e përfundoi edicionin 2017/18 në Bundesliga U-17 në vendin e dytë pas Bayern Munich për vetëm një gol diferencë, por Dajaku ishte top-golashënuesi i kampionatit me 23 gola.

Image

Shifra të njejta Dajaku kishte edhe grupmoshat U-19 , duke shënuar shumë gola.

Në edicionin e kaluar, Dajaku shënoi 11 gola në 24 paraqitje në Bundesliga U-19, në edicionin të cilin Stuttgarti e mbylli në vendin e parë e për të vazhduar drejt ‘play-offit’ ku u mposht në finale nga Borussia Dortmundi.

Pavarësisht dështimit në kampionat, edicioni 2018/19 nuk ishte zhgënjyes për Dajakun.

Ai mori edhe ftesën e parë te grupmoshat U-18 te Gjermania dhe shënoi në debutim në fitoren 1:0 kundër Qipros.

Kjo erdhi vetëm një muaj pasi ai shënoi dy gola në rrethin e 1/16-tës në DFB Cup për grupmoshat U-19 për ta eliminuar Bayern Munich.

Dy gola tjerë, Dajaku i shënoi përballë Freiburgut për ta kualifikuar Stuttgartin në finale, ku arritën ta mposhtnin RB Leipzig me rezultat 2:1.

Tinejxheri kosovar ka bërë edhe dy paraqitje për skuadrën e parë të Stuttgartit nga banka rezervë në Bundesliga edicionin e kaluar duke u paraqitur në fushë kundër Borussia Monchengladbach dhe Wolfsburg.

Luan ngjashëm me Marco Reus

Si kapiteni i Dortmundit Reus, Dajaku ka kapacitet të luajë në fazën ofanzivve, por që pozicioni i tij natyral në fushë është si sulmues i qendrës.

I shpejtë dhe me vizion, 18-vjeçari ka mahnitur të gjithë me qetësinë e tij para portës.

A e dini se?

Akademia e Stuttgartit është një akademi nga e cila kanë dalur futbollistët cilësor si Joshua Kimmich, Serge Gnabry, Timo Werner, Mario Gomez dhe Sami Khedira.

Image

Dajaku mund ta përfaqësojë Gjermaninë, Kosovën apo Shqipërinë në nivel ndërkombëtar, shkruan më tutje “Bundesliga.com”, përcjell Zëri.info.

Çfarë thonë për Leon Dajakun?

“Leoni ishte lojtari i parë dhe i fundit që kam parë duke e marrë topin nga mesi i fushës dhe duke shënuar aq qetë. Teknikisht, ai është shumë i fortë sidomos në rastet një kundër një. Një futbollist i vërtetë i rrugëve”, tha Pascal Stoffler, trajneri i kampit të DFB.

Ndërkaq, trajneri i VfB Stuttgart, Tim Walter tha: “Leoni është futbollist i ri dhe ka për të mësuar. Më pëlqen stili i tij”./Zëri.info