Zbulohet shifra, kaq para kërkon PSG-ja për Neymarin

Zbulohet shifra, kaq para kërkon PSG-ja për Neymarin

Sport July 16, 2019 - 16:16
Detajet

Paris Saint-Germaini do të kërkojë mbi 222 milionë euro nga Barcelona për shërbimet e sulmuesit Neymar, transmeton zeri.info

E përditshmja spanjolle “as” raportoi të martën se klubi katalonjas është i interesuar që ta rikthejë reprezentuesin brazilian në “Camp Nou” dhe se kishte paraqitur një ofertë prej 40 milionë eurosh plus shërbimet e Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembeles për lojtarin.

Por, sipas disa burimeve, klubi parisien nuk është i interesuar që ta shesë 27-vjeçarin për më pak se 222 milionë euro, shofer të cilën e kishin paguar para 2 vjetësh për të nënshkruar me të nga Barcelona.

Nëse kampioni spanjoll vazhdon të ofrojë lojtarë për të arritur marrëveshje, atëherë klubi francez do t’i konsideronte vetëm përforcimet në mbrojtje, pasi që tashmë kanë lojtarë sulmues duke përfshirë Kylian Mbappen, Edinson Cavanin, Angel Di Marian dhe Julian Draxlerin.

Neymar ishte paraqitur në 28 ndeshje për Paris Saint-Germainin në edicionin e kaluar, derisa kishte realizuar 23 gola dhe 13 asistime./Zëri