Atletico Madrid: Nuk kemi nisur bisedimet për James Rodriguez

Atletico Madrid: Nuk kemi nisur bisedimet për James Rodriguez

Sport July 17, 2019 - 09:36
Detajet

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka konfirmuar se janë të interesuar në objektivin e Napolit, James Rodriguez, por ka pranuar se nuk i kanë nisur bisedimet me Real Madridin.

Reprezentuesi kolumbian është rikthyer në Madrid pas huazimit dy-vjeçar te Bayern Munich, por ai nuk është pjesë e planeve të trajnerit Zinedine Zidane, shkruan Zëri.info.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dëshiron transferimin e James fillimisht në formë të huazimit, duke refuzuar të paguajë 42 milionë euro.

Atletico Madridi gjithashtu ka shprehur interesim për futbollistin, por Cerezo ka thënë se ende nuk i kanë nisur bisedimet.

“Atletico Madridi është gjithnjë e interesuar për lojtarë të mëdhenj dhe James Rodriguez është lojtar i madh, por ne nuk kemi kontaktuar me Real Madridin për të”, tha Cerezo.

“Natyrisht, lojtarët e mëdhenj i interesojnë të gjithëve, gjithashtu edhe ne”, shtoi ai./Zëri.info