Kontratë e re me Liverpoolin? Flet Klopp

Kontratë e re me Liverpoolin? Flet Klopp

Sport July 19, 2019 - 08:23
Detajet

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se ende është shumë herët për të folur për kontratë të re me klubin anglez, derisa ajo momentalja i skadon pas 3 vjetësh, transmeton zeri.info

I lidhur me “të kuqtë” deri në vitin 2022, strategu gjermane shprehet se ka kohë për të dhe për klubin që të nënshkruajnë një marrëveshje të re.

“Unë nuk do të largohem para përfundimit të kontratës. Ky është versioni im. Kjo është arsyeja pse një kontratë është e rëndësishme”, ka deklaruar Klopp për “The Telegraph”.

“Ne kemi mjaftueshëm kohë për të marrë vendimin për këtë gjë. Nuk ka nevojë që të bëhet tani. Tre vjet është shumë herët për t’u shqetësuar. Është thjesht një kontratë. Pronarëve iu pëlqen ajo që bëj. Mua më pëlqen ajo që po bëjnë pronarët. E dua skuadrën dhe ata janë brilant”, u shpreh Klopp, i cili beson se Manchester City përsëri do të jetë favorit për ta fituar ligën angleze.

“Do të ishte mirë nëse jemi afër Man Cityt përsëri sepse kjo është mundësia e vetme për t’i kaluar ata sepse tashmë është e qartë që ata janë favorit të mëdhenj përsëri”, shtoi ia./Zëri