Kosova ndeshet me Rumaninë për vendin e 17-të

Kosova ndeshet me Rumaninë për vendin e 17-të

Sport July 21, 2019 - 10:07
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës U20 në basketboll nuk i ka përmbushur përditshmëritë. Ajo në kualifikimet për Kampionatin Evropian, Divizioni B, ka dështuar pothuaj totalisht dhe sot do të përballët me Rumaninë për vendin e 17-të, shkruan Zëri.info.

Lajmin e ka dhënë Federata e Basketbollit të Kosovës e cila ka njoftuar për detajet e zhvillimit të kësaj ndeshjeje.

“Sot basketbollistët e Kosovës U20 do të zhvillojnë ndeshjen e fundit në Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Dardanët e rinj nga ora 16:15 do të ballafaqohen me Rumaninë, në duelin për vendin e 17-të, në këtë Evropian.

Në grupe, Kosova kishte një fitore dhe katër humbje, derisa të shtunën kanë mundur Luksemburgun”, thuhet në njoftimin e FBK-së./Zëri.info

Image