Momente tmerri në aeroplan, evitohet tragjedia

Momente tmerri në aeroplan, evitohet tragjedia

Sport July 21, 2019 - 17:42
Zbuloni detajet

Momente tmerri kanë përjetuar futbollistët dhe stafi i klubit të Palmeriasit, teksa ishin duke udhëtuar drejt Argjentinës, për të zhvilluar sfidën ndaj Godoi Kruzit, e vlefshme për Kupën Libertadores.

Avioni me të cilin po udhëtonin kampionët e Brazilit, ka hasur probleme, duke sjellë në kujtesë tragjedinë e ndodhur në vititn 2016-të me klubin e Chapecoenses.

Avioni në të cilin gjendej skuadra e Palmeriasit, nuk ka mundur të ulet në pistën e Mendozës.

Image

Dy herë ka provuar piloti, por pa sukses. I detyruar është ngritur përsëri në qiell për t’u ulur në pistën e Rosarios, duke shmangur tragjedinë pasi mund të përplaseshin në momentin e uljes në Mendoza.

Image

Sakaq, paniku në avion ka bërë që disa futbollistë dhe pjesëtarë të stafit, të sëmuren dhe të kenë të vjella e marrje mendësh.

Ata kanë marrë mjekimet e nevojshme, pas këtij shoku me të vërtet të rëndë.

Për sa i përket ndeshjes, nuk dihet ende se ku do të luhet, teksa nuk përjashtohet mundësi për shtyrjen e saj. /Panorama