Caktohet orari i javës së parë në Superligën e Kosovës: Tri ndeshje të shtunën, tri të dielën

Caktohet orari i javës së parë në Superligën e Kosovës: Tri ndeshje të shtunën, tri të dielën

Sport August 13, 2019 - 13:16
Detajet

Kanë mbetur edhe pak ditë që të fillojë edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Të shtunën do të zhvillohen tri ndeshje ndërsa në ditën e diele, do të zhvillohen po aq ndeshje.

Kampioni aktual i Kosovës Feronikeli do të luajë kundër rivalit lokal Drenicës gjersa Prishtina do të takohet me Flamurtarin.

Nga ana tjetër, Llapi do të takohet me skuadrën e sapo-promovuar në elite Vushtrrinë.

Të dielën takohen Drita – Ferizaj, Trepça ’89 – Gjilani dhe Dukagjini – Ballkani.

Orari i javës së parë në Superligë:

E shtune

Flamurtari – Prishtina 17:00
Feronikeli – Drenica 17:00
Llapi – Vushtrria 17:00

E diel

Drita – Ferizaj 17:00
Trepça ’89 – Gjilani 17:00
Dukagjini – Ballkani 17:00./Zëri.info