Për suksesin historik në Ligën e Kampionëve, presidenti ndan shpërblime për skuadrën kosovare

Për suksesin historik në Ligën e Kampionëve, presidenti ndan shpërblime për skuadrën kosovare

Sport August 14, 2019 - 08:33
Detajet

Krahas futbollit të djemëve, edhe femrat po i vazhdojnë sukseset në arenën ndërkombëtare.

Klubi i Mitrovicës ka shkruar historinë e futbollit kosovar, duke u bërë skuadra e parë që kalon grupin eliminator të Ligës së Kampionëve, shkruan Zëri.info.

Vashat tona, kampione të vendit, shënuan tri fitore në po aq ndeshje, duke zënë vendin e parë në grupin e dytë.

Image

Ato mposhtën dje kampionet e Malit të Zi, Breznica, 1:0, ndërsa ditë më parë mundën edhe Clujin e Rumanisë dhe NSA Sofia të Bullgarisë.

Mitrovica hyri në mesin e 32 skuadrave më të mira të Evropës.

Për suksesin e djeshëm, futbollistet e KFF Mitrovica do të shpërblehen me nga 500 euro nga kryetari i klubit Hajrullah Haxhiu.

500 euro është shpërblimi që ato do të marin nga kryetari i KFF Mitrovica Hajrullah Haxhiu.

Image

Këtë e ka konfirmuar vetë Haxhiu për “Mitro Sport”./Zëri.info