Zyrtare: Max Rugova nënshkruan për FC Prishtinën

Zyrtare: Max Rugova nënshkruan për FC Prishtinën

Sport August 14, 2019 - 13:51
Detajet

Max Rugova është prurja më e re te FC Prishtina.

Rugova është i biri i Edmond Rugovës, ish-golgeteri i FC Prishtinës, drejtor i klubit dhe seleksionues i Kosovës, përcjell Zëri.info.

I lindur në Kansas të SHBA, sulmuesi i krahut dhe i qendrës ka luajtur në Sporting Kansas City dhe në U-19 të Nurnberg në edicionin 2018/19 duke zhvilluar 16 ndeshje dhe duke shënuar një gol.

Max ka qenë i grumbulluar edhe me grupmoshat U-19 të Kosovës.

Ai vlerësohet ta ketë një të ardhme të ndritur derisa shpreson ta përsëris suksesin e babait.

“Jam shumë krenar që do të jem pjesë e Prishtinës. Gjithmonë kam pasur dëshirë të jem në Prishtinës, sepse e di historinë e klubit ku ka luajtur babai im dhe e përsëris, kjo më bën krenar”, tha fillimisht Max Rugova.

“Nuk dua të flas shumë për vete, megjithëse mendoj se jam shumë kreativ, duke e dashuruar driblimin dhe dëshirën, sidomos për asiste”, vlerësoi ai.

“Ka disa ditë jam me skuadrën, e njoh tani më ekipin, ka një trajner të respektueshëm dhe kam krijuar besimin se ky ekip mund ta fitoj titullin dhe shpresoj shumë të mposhtë edhe konkurrencën e madhe brenda skuadrës që edhe unë të mund të kontribuoj për suksesin e ekipit”, ka thënë Max Rugova./Zëri.info