Driton Kuka i zbulon arsyet që e shtynë t'i bashkohet partisë së Ramush Haradinajt

Driton Kuka i zbulon arsyet që e shtynë t'i bashkohet partisë së Ramush Haradinajt

Sport August 14, 2019 - 18:30
Zbuloni detajet

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, njëhersh trajner i kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, tregon arsye përse shkoi në partinë e Ramush Haradinajt përkatësisht në AAK, raporton Zëri.info.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se çdo shqiptar që flet shqip dhe mendon shqip do duhej të jetë krenar me Ramush Haradinajn.

Postimi i Driton Kukës pa ndërhyrje

“Sporti dhe Politika ... Për miqtë e mi dhe përkrahës të shumtë!

Çdo shqiptar që flet Shqip dhe mendon Shqip do duhej të jetë krenar me Ramushin!

Përkrahja ime për këtë njeri daton qysh moti në ditët e vështira për Kombin.

Në qeverisjen e tij ka pas vendime të mëdha për vendin tonë.

Sporti pjesa ku unë punoj dhe do vazhdoj të punoj edhe në të ardhmen është pjesa ku unë dua të jep kontributin tim!

Së pari në tatami e pse jo për krejt Sportin sepse besoj që është pjesa ku unë di dhe mundem.

Pretendimet e mia të jem afër Ramushit janë pikërisht në Sport në të mirë të Kosovës dhe sportistëve Kosovar!”. /Zëri.info