Heroi i Liverpoolit 'shpërthen' pas paraqitjes brilliante kundër Chelseat

Heroi i Liverpoolit 'shpërthen' pas paraqitjes brilliante kundër Chelseat

Sport August 15, 2019 - 00:15
Detajet

Liverpooli ka arritur ta fitojë Superkupën e Evropës për këtë edicion vetëm pas triumfit në ekzekutimin e penalltive ndaj Chelseat. 

Derisa koha e rregulltë dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 2:2, ndeshja shkoi në ekzekutimin e penalltive, raporton Zëri.info.

Skuadra e Jurgen Klopp u tregua më e suksesshme në këtë drejtim duke ia dalur të fitojë me rezultat 5:4 pas huqjes së Abraham në penalltinë e fundit.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe heroi i Liverpoolit, portieri Adrian, i cili u shpreh i lumtur me triumfin.

"Ishte një javë e çmendur, por unë jam i lumtur që jam këtu dhe jam i lumtur për skuadrën", tha Adrian fillimisht.

"Ishte një përfundim i mirë për ne", shtoi ai./Zëri.info